Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ofensivën ruse në Ukrainën lindore dhe ka bërë thirrje për një armëpushim katër-ditor për të shënuar Javën e Shenjtë të kishës ortodokse.
“Në vend të festimit të jetës së re, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore”, tha Guterres.
“Përqendrimi intensiv i forcave dhe fuqisë së zjarrit e bën këtë betejë në mënyrë të pashmangshme më të dhunshme, të përgjakshme dhe shkatërruese.”
Ai bëri thirrje për një “pauzë humanitare” nga e enjtja e shenjtë e ardhshme deri të dielën e Pashkëve, më 24 prill, për të lejuar hapjen e një sërë korridoresh humanitare.
Ai thotë se Kombet e Bashkuara janë gati të dërgojnë karvane ndihme humanitare për njerëzit në zonat më të goditura si Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk nga e enjtja deri të dielën./albeu.com