Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet i LDK-së, ka deklaruar se shëndetësia nuk është prioritet për këtë qeveri.
Sipas tij, krahas rritjes së buxhetit për shëndetësinë, është shtuar edhe ajo që ai e quajti hajni.
Të lidhura
None found
Zemaj tha se në Kosovë janë zgjatur listat e pritjes dhe se, megjithëse buxheti për barna është rritur, mungesa e tyre është thelluar. Ai përmendi gjithashtu shtimin e tenderëve për barna, mungesën e materialit shpenzues dhe rritjen e papërgjegjësisë.
Duke e akuzuar Vitinë për paaftësi, keqmenaxhim dhe keqpërdorim, Zemaj u shpreh se buxheti është 300 për qind më i lartë, ndërsa çmimet e barnave kundër kancerit janë rritur me 300 për qind.







