Tre problemet me të cilat përballen pothuajse të gjithë çiftet sot

Mbajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme romantike kërkon përkushtim dhe punë. Ndërkohë disa marrëdhënie nuk funksionojnë dhe për këtë shkak bëhen disa gjëra.

Në një lidhje, tre janë shkaqet që ndikojnë për problemet me të më të cilat përballen çiftet, që si pasojë mund të prishin dhe marrëdhënien e tyre.

Vështirësi në komunikim

Durimi dhe respekti janë të nevojshme për të qenë në gjendje të bashkëjetojmë me partnerin tonë Megjithatë, shpesh, edhe me durim, problemet e komunikimit brenda një marrëdhënieje janë të shpeshta.

Deanna Shahady, një konsulente për marrëdhënie që punon me Couply, thotë se një nga arsyet kryesore që çiftet kanë probleme komunikimi është se secili nga partenerët  fokusohet më shumë tek vetja.

“Në thelb, ne nuk e dëgjojmë dhe nuk e marrim parasysh njëri-tjetrin. Është e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Pranë nesh kemi një njeri që e duam dhe jo një armik”.

Mungesa e kohës

“Vetëm sepse uleni pranë njëri-tjetrit për orë të tëra duke parë një celular, nuk do të thotë se kaloni kohë së bashku”, thotë Shahady, i cili sugjeron që çiftet të caktojnë takimet e tyre gjatë ditës ose javës.

“Thuaji partnerit se duhet t’i shohësh dhe të flasësh me ta. Bëni pyetje për ditën e tyre, punën e tyre, ecjen e tyre.”- thotë ekspertja.

Shendeti mendor

Frika dhe zemërimi janë kryesorët që ndikojnë te një marrëdhënie. Ndërkohë që ritmet e çrregullimeve të ankthit dhe sulmeve të panikut janë vazhdimisht në rritje, si pasojë e të cilave prekin fort marrëdhëniet e çifteve.

“Nëse psikologjia juaj e rënduar nuk ndikon shumë në jetën tuaj të përditshme dhe është vetëm pasojë e lodhjes, atëherë ndoshta zgjidhja është një dush i qetë apo një përqafim i ngrohtë nga partneri juaj, por nëse energjinë negative e përcillni tek partneri atëherë kjo gjë do ndikojoë negativisht.”


Shtuar 9.04.2022 20:10