Erling Haaland ka gjasa të largohet nga Borussia Dortmund në verë.
Sulmuesi 21-vjeçar nuk ka rënë dakord për një kalim te Manchester City, pasi dëshiron të luajë për Real Madridin në çift me Kylian Mbappe, i cili mund të largohet falas nga PSG gjatë verës.
Ky opsion karriere është një prioritet për norvegjezin, shkruan gazetari AS Mirko Kalemme.
Do të jetë e vështirë për ta realizuar këtë, por klubi madrilen është i fokusuar në transferimet e të dy lojtarëve.
Këtë sezon Haaland ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 24 ndeshje për Borussia në të gjitha garat. /albeu.com/