Skandali i MSH-së për vaksinat, marrëveshja me Pfizer nuk është nënshkruar?

Më 15 prill, ministri i shëndetësisë Arben Vitia është paraparë që ta nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës antiCOVID.

Nëse procedurat nuk do të kryheshin para datës 15 prill, pranimi i vaksinave Pfizer shtyhet deri në shtator.

E një gjë e tillë ka ndodhur.

Sipas një hulumtimi të Insajderit, ministri Vitia nuk e ka nënshkruar atë marrëveshje, e kjo pritet të shtyjë procesin deri në shtator.

FaktePlus ka kontaktuar me Pfizer për t’i pyetur rreth raportimeve mediale në Kosovë, mirëpo nuk kanë dhënë detaje.

Zyrtarja për informim, Urša Lakner, ka thënë për FaktePlus se deklaratat me qeverinë e Kosovës janë konfidenciale.

“Ne jemi në bisedime me Qeverinë e Kosovës që të sigurojmë vaksina. Mirëpo, deklaratat me qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të deklaruar tani për tani.”, tha Lakner.

Lakner më tutje ka thënë që Pfizer dhe BioNTech janë zotuar të sjellin vaksinën që ta ndihmojnë shëndetin publik në gjithë botën.

Sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen ka thënë që në Kosovë do të vijnë 95 mijë doza të vaksinës, të financuara nga BE.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.

Vaksina Pfizer konsiderohet vaksina më e mirë kundër COVID-19, mirëpo edhe ka çmim të lartë.

Në Kosovë deri më tani kanë ardhur vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca më 28 mars. Kosovës i erdhi në ndihmë edhe Shqipëria, e cila vaksionoi më shumë se 500 mjekë kosovarë.


Shtuar 20.04.2021 14:48