Policia prej orësh nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet Alqi Bllako, për të cilin ka një mandat arresti për aferën e inceneratorëve.
Teksa kjo ngjarje është e mbuluar me mister, akoma bëhet edhe më e paqartë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Jorida Tabaku, njëheresh edhe kryetarja e komisinit hetimoir të inceneratorve.
Tabaku ka bërë thirre që personat përgjegjës duhen të përgjigjen përpapa ligjit.
Postimi i Jorida Tabakut:
“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”. /albeu.com/