Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.
“Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të… shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” u citua të ketë thënë, Leonid Pasechnik.
“Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu”, tha ai.
Rusia nisi aksionin e saj ushtarak në Ukrainë në fund të shkurtit, duke thënë se po vepronte në mbrojtje të republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk në lindje të vendit.
Presidenti Vladimir Putin ditë më parë i kishte njohur të dy rajonet si të pavarura.
Rajonet industriale, kryesisht rusisht-folëse, u shkëputën nga kontrolli i Kievit në vitin 2014 në luftimet që gjatë disa viteve të ardhshme morën më shumë se 14,000 jetë. /REL/