Si sot, dy vite më parë, Maqedonia e Veriut u antarësua në NATO.
Lajmin e riktheu në kujtesë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila sot në mëngjes, kujtoi këtë datë përmes një postimi në Facebook.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dy vjet anëtare e NATO-s. Data e sotme është në rendin e më të rëndësishmeve që nga pavarësia e shtetit, ditë kur e rrumbullakuam qëllimin strategjik – anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike. Së bashku jemi më të fuqishëm”, shkroi ministrja Petrovska.
Në rrethana të jashtëzakonshme, kur bota përballej me pandeminë e Covid-19, u.d. ambasadorja e vendit në SHBA, Vilma Petkovska në Uashington, i’a dorëzoi dokumentin origjinal për ratifikim, nga Protokolli i Prespës për anëtarësim, ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker.
Kujtojmë se me rastin e dy viteve anëtarësim në NATO, ndërtesa e MPJ-së mbrëmë ishte ndriçuar me ngjyrat e Aleancës./albeu.com/