Gjermania thotë se ka arritur një partneritet afatgjatë energjetik me Katarin, pasi kërkon të bëhet më pak e varur nga burimet ruse të energjisë.
Rusia është furnizuesi më i madh i gazit në Gjermani.
Vendi ka nisur disa nisma për të pakësuar varësinë e tij energjetike nga Rusia që nga sulmi i Vladimir Putin ndaj Ukrainës.
Gjermania ndaloi projektin e saj të gazsjellësit Nord Stream 2 pas pushtimit të Rusisë.
Ajo gjithashtu ra dakord të dërgonte armë në Ukrainë pas presionit nga aleatët perëndimorë.