Italia ka konfiskuar një kompleks ndërtimi në ishullin mesdhetar të Sardenjës në pronësi të biznesmenit rus Petr Olegovich Aven, njofton zyra e kryeministrit Mario Draghi.
Aven zotëronte një të tretën e pronës dhe toka e tij ishte me vlerë rreth 4 milionë euro.
Sekuestrimi i pronave është bërë ё kuadër të sanksioneve të BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës./albeu.com