“Jam ai i arrestuari”, shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurenti i “Përputhen” publikon mesazhet (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë, ish-konkurenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi u arrestua nga policia e Tiranës pasi akuzohej se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi. Më vonë, trupa gjykuese caktoi për Dyrmishin masën “arrest shtëpie”, duke e lënë të lirë.

Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë disa foto, të cilat thuhet që i ka publikuar 29-vjeçari, ku shfaqet një bisedë e tij me pronaren e një ambienti që kishte marrë me qera. Mes tyre nuk mungojnë ofendimet. Sa që në përfundmi, pronarja i kërkon mos ta shqetësojë më.

29-vjeçari u arrestua, pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit. Dyrmishi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.


Shtuar 15.03.2022 22:06