Foli për bombardime, Vuçiç “i përvishet” Ramush Haradinajt (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ai u shpreh se deklarata e Haradinajt tregon se çfarë mendojnë dhe duan zyrtarët e Kosovës në realitet.

Vuçiç thotë se nuk ka asnjë përgjigje për budallallëqet dhe marrëzitë e politikanëve të Kosovës.

“A dëshiron të na bombardojë? Por me këtë e shihni se çfarë duan! Nuk kam përgjigje për budallallëqet dhe marrëzitë. Forca jonë janë spitalet dhe fabrikat, por edhe ushtria jonë, dhe atëherë do të jetë edhe më e fortë”, përfundoi Vuçiç.

Kujtojmë se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, deklaroi dje në një intervistë për “TV Dukagjini”, se Beogradi do të bombardohet nëse vetëm një ushtar serb hyn në Kosovë. Ai shtoi se Serbia e di që Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë së Madhe dhe të tjerëve, ndërsa tha se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit, por në Kosovë nuk ka fare.


Shtuar 10.03.2022 13:17