Thotë se është në frontin e luftës, Kadyrov i Çeçenisë bisedon me të vëllain në video-call (VIDEO)

Presidenti kukull i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, që kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin i është bashkuar këtij të fundit në agresionin rus ndaj Ukrainës.

Kadyrov ka postuar një video-incizim duke biseduar me vëllain e tij që sipas tij gjendet në frontin e luftës.

Kadyrov ka shkruar se vëllai i tij i ka raportuar për luftimet që po ndodhin në Ukrainë raporton Gazeta Express.

Ai ka falënderuar atë që po e ekzekuton urdhërin e Kadyrovit si Komandant i Përgjithshëm Suprem.

 


Shtuar 9.03.2022 10:13