Tottenham “shkërmoq” në 45 minutat e para Evertonin e Lampard (VIDEO)

Kanë përfunduar 45 minutat e para mes super ndeshjes së Premier League, Tottenham – Everton.

Skuadra e Antonio Conte-s po mposht me rezultatin e thellë 3-0, skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard.

Ndeshje u zhbllokua nga një autogol i Kaenë në minutën e 14 dhe vetëm 3 minuta më vonë anësori Son shënon golin e dytë.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, në minutën e 37 është radha e kapitenit Harry Kane që shënon edhe golin e tretë, dhe “vret” kështu këtë ndeshje edhe pse në football, sidomos në Angli nuk ka siguri.

Shikoni KËTU, KËTU dhe KËTU golat. /albeu.com


Shtuar 7.03.2022 22:03