Aleksandra, e reja ukrainase që po jep gjak dhe po prodhon bomba në një lokal nëntokësor

Përkundër bombardimeve të okupatorit rus mbi Ukrainën demokratike, ka njerëz atdhetar qe nuk lëvizin dot vendin dhe po vazhdojnë ne mënyra te ndryshme tre rezistojnë përballë forcave te diktatorit Vladimir Putin. Njëra ndër to është dhe e reja ukrainase Alexandra Vinokur e cila prodhon bomba në një lokal nëntokësor.

Mijëra civilë ukrainas, duke përfshirë shumë gra, po ndihmojnë për të mbrojtur kryeqytetin Kiev nga një pushtim rus, thotë Alexandra Vinokur. Ajo është një prej tyre. Aleksnadra  ka ndihmuar forcat e mbrojtjes territoriale në kryeqytet.

Kur filloi lufta, Vinokur, 30 vjeç, pronare e një agjencie udhëtimi, ua dha macen e saj, Gerda, prindërve të saj dhe ata u nisën në jugperëndim për në rajonin e Vinnytsia, disa orë larg me makinë.

“Unë thashë: “Nuk do të vij”, kujton ajo, duke shtuar se megjithëse shumë prindër i lutën vajzat e tyre të largoheshin nga qyteti, të sajat e kuptuan se çfarë duhej të bënte.

“Babai im tha, ‘Ti je një person i rritur, unë të besoj, ji i sigurt dhe paç fat’, tha Vinokur për The Times me telefon nga Kievi.

30-vjeçarja, Aleksandra Vinokur është një prej grave e cila ka zgjedhur të qëndrojë. Ajo ka ndihmuar forcën e mbrojtjes territoriale në kryeqytet.

Vinokur si shumë të tjerë në moshën e saj po ndihmon për të siguruar karburant , ushqime si edhe gatime për vullnetarë të forcave mbrojtëse. Ajo kryen edhe detyra të tjera si marrja e insulinës për diabetikët dhe ilaçet për persona të moshuar, dhe persona me aftësi të kufizuara që nuk mund të largohen nga qyteti.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk qëndron duarkryq  pasi prodhon bomba në një lokal nëntokësor.. Por një nga detyrat e saj ka qenë dhurimi i gjakut për luftëtarët e plagosur.

“Ka shumë të lënduar dhe spitalit i duhet shumë gjak. I dhashë që t’i jepej një personi tjetër, ata morën më shumë se ç’duhej dhe fillova të kisha probleme. Tashmë më duhet të shërohem përpara se të mund të dhuroj sërish gjak”, ka thënë ajo për thetimes.co.uk.

E pyetur nëse ajo do të largohej nëse rusët do të afroheshin, ajo tha: Nuk do të shkoj askund, ky është vendi i , toka ime. Do qëndroj nuk kam asgjë për humbur.

Ai fëmijë i vetëm ajo zotëronte një agjenci udhëtimesh dhe punonte si IT në një kompani./ Le Canton27.ch


Shtuar 5.03.2022 10:48