Interi është rikthyer te fitoret në Serie A duke mposhtur 5-0 Salerntinanën.
Serinë e golave e hapi Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 22′.
Në minutën e 40-të, Nicolo Barella asistoi përsëri për Lautaro Martinez i cili realizoi edhe golin e dytë.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi shënoi përsëri me Lautaro Martinez realizues 56′.
Spektakli i vendasve nuk u ndal, teksa radha për të shënuar i erdhi sulmuesit tjetër Edin Dzeko.
Boshnjaku realizoi dy gola brenda pesë minutave 64’dhe 69′.
Me këtë fitore Interi rikthehet në krye të Serie A me 58 pikë, një më shumë se Napoli dhe Milan. /albeu.com/