U divorcua me Kim Kardashian, Kanye West e paska të qartë ku do t’i hedhë “grepat”

Kanye West po mendon për një lidhje të re pas ndarjes nga Kim Kardashian. Reperi tashmë beqar dëshiron që lidhja e rradhës të jetë me një artiste, me një person kreativ, treguan burime pranë tij.

Arsyeja është sepse Kanye mendon që një artiste do e kuptonte më mirë atë dhe gjuhën e tij.

“Unë jam Mikeleanxhelo, jam Pikaso. Jam padyshim artisti më i mirë i të gjitha kohërave. Është fakt”-ka deklaruar dikur reperi. Përpara martesës me Kim Kardashian, Kanye ka qenë i lidhur me modelet Chanel Iman dhe Amber Rose. Ka patur thashetheme për një lidhje me Selita Ebanks dhe ka qenë i fejuar me dizenjatoren Alexis Phifer.


Shtuar 16.04.2021 20:24