Southampton ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme ku ka fituar ndaj West Ham me rezultatin 3-1.
Golin e parë e shënuan shejntorët me anë Perraud në minutën e 31-të. Perraud realizoi një gol fantastik nga distanca. Në pjesën e dytë, ishte Antonio i cili barazoi rezultatin në minutën e 60-të pas një rrëmuje brenda zonës.
Por Armando Broja shkroi emrin e tij në këtë fitore. Ai edhe kur nuk shënon, është protagonist me klubin anglez.
Ai ishte pranë golit të tij personal në këtë ndeshje por ndodhi një ndërhyrje nga pas duke e rrëzuar në tokë.
Gjyqtari mori ndihmën e VAR-it dhe akordoi penallti e cila u realizua në gol nga Ward ProWse.
Por magjia ndodh në minutën e 95-të Armando Broja bën magjinë duke shënuar golin më të bukur të tijin. Broja ka dribluar 5 lojtarë dhe ka shënuar në mënyrë magjike.
Southampton tashmë kaloin në fazën tjetër të FA CUP./ h.ll/albeu.com
Que barbaridad el gol que mete Armando Broja, una de las grandes revelaciones en el fútbol inglés está temporada. pic.twitter.com/6r0USL2tDJ
— Alex Fernández (@alex10fern) March 2, 2022