“Zbërthehet” Demiraj: Sulmi dështoi! Po ju tregoj çfarë po e tërbon Putinin

Kolonel Dritan Demiraj, njëherësh ish-ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka reaguar për konfliktin ushtarak në Ukrainë.

Në ABC ku ishte i ftuar, Demiraj tha se luftimet në Ukrainë kanë hyrë në fazan e dytë dhe se Rusia ka dështuar në të parën.

Të lidhura

None found

“Ndodhemi në fazan e dytë, dukshëm që faza e parë dështoi. Ushtria ruse ka qenë krejtësisht e papërgatitur. Taktika ka qenë jo e suksesshme. Pra jemi në fazan e dytë”, tha ai.

Demiraj thekson më tej se Putin kishte 8 vite që përgatitej për këtë luftë, që nga viti 2014 kur aneksoi Krimenë. Sipas tij inteligjenca ruse ka dështuar dhe se lufta informative është fituar nga Ukraina. Ish-ministri thotë se pikërisht kjo po e tërbon Putinin.

“Vlen për tu theksuar që Putini së pari është përgatitur për këtë luftë prej 8 vitesh. Ka pasur informacione, jo të duhura në të gjithë territorin nga rrjetet e inteligjencës që rezistenca do të ishte e dobët. Lufta informative ishte një dështim. Narrativa e luftës informative është fituar nga Ukraina. Kjo e ka bërë të tërbohet. Dhe së dyti duket që angazhimi i forcave dhe mjeteve është disa herë më i madh. Në këtë kompleks përdorimi i armëve të rënda është precedent që do të hyjë në historinë e luftërave botërore si krime ndaj njerëzit.

Gjykoj që ka qenë një dështim i shërbimeve të Putinin që informuan repartet. Mënyra e vendosjes ose e lëvizjes së kolonave, pajisjet, ushtrat, mungesa e komunikimit, karburantit, ushqimit. Është e vërtetë që janë përdorur njësitë speciale, por forcat speciale dhe sulmet ajrore u përdorën në objektivat strategjike. Ajo që ishte e papritur për Putinin ishte rezistenca, patriotizmi, lidershipi ukrainas”, tha Demiraj./albeu.com/


Shtuar më 1.03.2022 19:58

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş