Mbrojtësi zikaltër drejt lamtumirës nga Interi

“Gazzetta dello Sport” raporton se ky mund të jetë sezoni i fundit i Stefan de Vrij me klubin zikaltër.

Kontrata e holandezit do të skadojë në qershor të vitit 2023 dhe momentalisht nuk është folur asgjë për rinovimin e tij.

De Vrij mund të jetë një nga të sakrifikuarit për merkaton e verës, ndoshta do të jetë Premier League destinacioni i tij i ardhshëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.03.2022 16:08