Konkurrentët e “Përputhen” po bëhen këngëtarë, Erik Lloshi: Ky llum që do famë (VIDEO)

Pak ditë më parë, Erik Lloshi reagoi i revoltuar ndaj disa artistëve të rinj, ku shprehej se po përfitojnë në kurriz të tij dhe këngëtarëve të tjerë duke kënduar pa të drejtë repertorin e tyre. Megjithatë, ai nuk përmendi se kujt i drejtohej specifikisht. Sot i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtari la të nënkuptohej se bëhet fjalë për disa konkurrentë të Për’puthen, të cilët i janë futur tregut të muzikës.

“Gjithsecili prej nesh ka hapësirat e veta sikurse dhe ky llumi që mundohen të bëjnë përpara dhe sa më shumë famë. Por problemi është që duhet të arrijnë deri kur i kanë limitet. Disa pronarë lokalesh nate dhe lounge, kur të marrin në telefon thotë shiko se ky që ka dalë tani, që kam më shumë followers se ty, kërkon më pak.

Kanë arritur deri aty që del me dikë që është bërë show në x televizion, siç është Për’puthen. Po dalin gjysma prej tyre po bëhen këngëtarë dhe bëjnë një klip qesharak. E drejtë është kjo?”, tha Eriku.  Eriku u shpreh i revoltuar dhe me artistët që edhe pse janë përballur me problematika të tilla, nuk e kanë ngritur zërin.

Ai shtoi se nuk është e drejtë që këngëtarët me një nivel artistik të barazohen me “këta njerëz si flluskë sapuni”. “Nuk është thjesht inat, është e drejta ime me mos shkelur dinjitetin tim artistik, duke kënduar këngën time në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Dhe këtë duhet ta kërkojnë të gjithë ata që nuk ndihen”, tha këngëtari.


Shtuar 16.04.2021 12:22