Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të një grupi kriminal të organizuar, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, si dhe për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i parasë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shpëlarja e parave”.
Të lidhura
None found
Sipas aktakuzës, F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M. kanë bashkëpunuar nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025. Prokuroria pretendon se ata kanë zbatuar një skemë mashtrimi që lidhej me importin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, lëshimin e faturave për transaksione të dyshuara fiktive dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit e detyrimeve tatimore.
Veprimet e të pandehurve, sipas aktakuzës, i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm financiar në shumën prej 4,637,893.69 eurosh.
Aksioni për arrestimin e personave tashmë të akuzuar u zhvillua në janar të këtij viti.





