E quajti “Skënderbe”, Rama i kthen lavdet Elisa Spiropalit: Mamica e qeverisë! (VIDEO)

Deklarata e ministres Elisa Spiropali se kryeministri Rama është “Skëndërbe”, ka bërë dhe vazhdon të bëjë namin në rrjetet sociale.

Por kryeministri Rama ia ka kthyer nderin sot, duke e quajtur Spiropalin “Mamica”, në lidhje me rolin e saj në qeverinë Rama.

Rikujtojmë se Mamica është motra e vogël e Skëndërbeut.

Edi Rama: Kush mund ta vërë në dyshim arsyen se përse është këtu Mamica, kjo është diçka që ka nisur që në kohën e Skënderbeut. Ka një arsye por përtej shakasë që është më shumë se gjysma e të vërtetës, edhe Elisa vjen nga një rrugë tjetër. /albeu.com/

 

 

Shtuar 16.04.2021 12:04