Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani

Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani

Galveo GmbH, kompania teknologjike nga Köln që drejtohet nga kosovari Clirim Uskana, ka prezantuar Listub Studio. Kjo është një zgjidhje digjitale e krijuar posaçërisht për klube sportive, shkolla, organizata dhe grupe të ndryshme.

Të lidhura

None found

Çfarë ofron platforma?
Përmes Listub Studio, një organizatë e ka gjithçka nën kontroll në një vend të vetëm: listën e anëtarëve dhe ndarjen në grupe,vtrajnerët dhe drejtuesit, oraret dhe aktivitetet, dokumentacionin, pagesat.

Administrimi bëhet nga organizata brenda Studio. Anëtarët, prindërit dhe pjesëmarrësit qasen pa pagesë përmes aplikacionit Listub. Me këtë zgjidhje, formularët në letër, tabelat në Excel dhe grupet e shumta në aplikacionet e mesazheve bëhen të panevojshme.

Më pak administratë, më shumë kohë për aktivitete
Klubet dhe organizatat, veçanërisht ato që mbështeten te vullnetarët, shpesh shpenzojnë orë të tëra me regjistrime, kontrollin e pagesave dhe letrat. Listub Studio i automatizon këto procese, në mënyrë që energjia të shkojë te puna e tyre kryesore.

Sponzorim për organizatat në gjuhën shqipe
Për klubet dhe organizatat nga vendet shqipfolëse, Galveo ka nisur një program Sponzorimi. Pas aplikimit, kompania zgjedh dhe aprovon organizatat, sipas vendeve të kufizuara në dispozicion. Ato marrin qasje falas në platformë për një vit, me mundësi vazhdimi.

“Synimi im nuk është të fitoj nga klubet dhe organizatat shqiptare, por t’u jap atyre sa më shumë mundësi,” shprehet Uskana. “Do të më gëzonte që shqiptarët të ishin ndër të parët që e përdorin këtë platformë.”

Lidhjet:
Listub Studio: https://studio.listub.com/al
Aplikimi për Sponzorim: https://studio.listub.com/al/sponsoring
Aplikacioni Listub: https://listub.com/al


Shtuar më 20.10.2026 12:29