Rama e pranon pëlqimin për Mimi Kodhelin: Kinge me flokë të gjata, më bënte të ëndërroja! (VIDEO)

“Mimi ishte një kinge me flokë të gjata, unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për kosha. Por deri këtu, asgjë më tepër…”

Kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë parashikimeve gjatë fjalës së tij në para grave socialiste në qendër të Tiranës.

Rama tregoi me detaje njohjen e para me socialisten Mimi Kodheli, në një moshë kur ai ishte shumë i ri, fëmijë.

Kryeministri pranon se në kohën e tij të fëmijërisë kishte një pëlqim për Kodhelin dhe kur vinte për vizitë tek shtëpia e tij, ai dilte të lozte basketball për të treguar aftësinë e tij me gola.

Deklarata e Ramës:

Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin në shtëpinë time.

Ata vinin dhem e Mimin, e Mimi ishte një kinge me flokë të gjata.

Ishte një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për kosha.

Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar.

Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.04.2021 12:19