Sot pasdite është publikuar seria e re e dokumentarëve të sezonit historik të të Barcelonës për femra.
Në premierë, Joan Laporta komentoi situatën aktuale në klub, duke u shprehur se është shumë i kënaqur me gjithë punën e kryer nga departamenti i drejtuar nga Mateu Alemany.
“Kemi bërë shumë mirë këtë merkato dimërore dhe ideja është që këtë merkato ta bëjmë edhe më mirë në verë” , siguroi kryemenaxheri i Barcelona. Presidenti ka aluduar për nënshkrimin e Erling Haaland: “Haaland në verë? Shpresojmë që në verë edhe ne të punojmë mirë dhe të gjithë do të jemi të kënaqur me atë që është arritur”. /albeu.com/