Tensionet te “5 Maji”, qyetarët: Po na trajtojnë si kriminelë

Vazhdojnë tensionet te “5 Maji”. Banorët e zonës nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë planifikuar për t’u shembur që t’i hapet rrugë projektit të rindërtimit.

Në zonë ndodhen forca të shumta policie të cilat po tentojnë të nxjerrin nga shtëpitë e tyre banorët, ndërsa këta të fundit po tregojnë rezistencë.
Një banore është shprehur për mediat se po i trajtojnë si kriminelë.

“Është e tmerrshme të ushtrohet një presion i tillë, të hidhet gaz lotsjellës, a thua se jemi kriminel ne. Dorëzojeni atë dreq detyre, duke nisur nga Gledis Nano, këta nuk kanë sjellë një vendim për prishje. Mbase ky është shteti që kemi dasht?! Edi Rama jam unë Blerta Huba, që të kam kundërshtuar”, tha qytetarja./albeu.com


Shtuar 22.02.2022 09:35