Nis pushtimi i Ukrainës, Putini urdhëron futjen e trupave ruse

Vladimir Putin ka urdhëruar futjen e trupave ruse në Ukrainë. Media ruse Russia Today raporton se ai ka urdhëruar futjen e tyre si “kaskat blu” me qëllim gjoja ruajtjen e paqes në rajon.

“Putin ka njohur zyrtarisht republikat Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të ‘sigurojë paqen’ në dy rajonet e Ukrainës lindore.

Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura. Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut”, raporton Russia Today.

Gjithcka ndodh pak orë pasi Rusia njohur si republika të pavarura dy rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donjeckut në Ukrainën Lindore duke i shkëputur kështu vendit edhe rreth 52 mijë kilometra katror territor krahas Krimesë së aneksuar.


Shtuar 21.02.2022 23:26