Artan Hoxha: Operacionet belge u drejtuan nga prokurori që mori në pyetje Bashën, 109 trafikantë në “rrjetë”

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se operacionet belge kundër trafikantëve të drogës u drejtuan nga prokurori që mori në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha.

Hoxha ka dhënë gjithashtu detaje për operacionin e autoriteteve belge, ku bëri me dije se janë arrestuar në total në dy operacione 109 shqiptarë.

Komentet Hoxha i bëri në studion e Radarit Informativ në ABC ku ishte i ftuar.

Gazetari shtoi se klanet shqiptare të drogës janë bërë mjaft të fuqishme dhe kanë “pushtuar” tregun e narko-trafikut./albeu.com/