Escobar flet në Senat për Ballkanin Perëndimor: Goditëm sjelljet korruptive, puna jonë nuk ka mbaruar

I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur se janë goditur sjelljet korruptive në Ballkanin Perëndimor.

Komentet Escobar i bëri gjatë fjalës së tij të mbajtur në një fjalim në Senatin Amerikan, ku ka folur mbi kërcënimet e sigurisë ndërkombëtare nga një konflikt i mundshëm.

Të lidhura

None found

Escobar tha se gjatë vitit të kaluar dhe muajve të fundit ishin bërë disa goditje sa i përket perësonave të përfshirë në korrupsion dhe shtoi se këto lëvizje nuk do të ndalonin ndaj kujtdo që ishte faktor destabilizues në rajon.

Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar:

Paralajmërimi ynë për aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike është i qartë: do të ketë pasoja. Në dhjetor, goditem nje grup të organizuar kriminal që vepron në rajon. Ne janar, Departamenti i Thesarit dënoi Milorad Dodik për sjelljen e tij korruptive dhe destabilizuese dhe një stacion televiziv nën kontrollin e tij duke përdorur autoritetin e ri të sanksioneve të Ballkanit Perëndimor. Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu kufizime për viza sipas autoriteteve tona të Seksionit 7031(c) kundër zyrtarëve të korruptuar në Bosnje dhe Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të mbajtur përgjegjës ata që bllokojnë përparimin e rajonit për financat e tyre apo përfitim politik.

Progresi rajonal kërcënohet edhe nga ndikimet e dëmshme të jashtme politike dhe ekonomike të Rusise dhe Kines. Rusia armatizon furnizimin e saj me energji për të detyruar politikanët, për të nxitur korrupsionin dhe pengojnë potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës (PRC) po zgjeron praninë e saj duke ndërtuar infrastruktura përmes huave dhe “investimeve” të errëta dhe grabitqare.

Ne jemi te angazhuar kundër këtyre aktiviteteve destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Për tre dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor ka qenë fokusi i SHBA-ve. Në mesin e vendeve te Ballkanit Perëndimor, katër janë aleatë të NATO-s dhe të gjitha ndajnë qëllimin strategjik të integrimit më të thellë perëndimor si aspirantë të BE-së. Puna jonë nuk ka mbaruar. Vazhdon udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu në Senat, mbetet thelbësore për të përfunduar transformimiin e Ballkanit Perëndimor me aleatë më të fortë, partnerë transatlantikë dhe kontribues për paqen dhe prosperitetin global.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş