Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua me ambasadoren zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. Ato biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin mes dy vendeve dhe përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra i jep Kosovës.
Shiroka Pula i cilësoi të shkëlqyeshme raportet me Zvicrën, të cilën e renditi ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në fushën politike, ekonomike dhe zhvillimore. Ajo shprehu mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar zviceran në zhvillimin e vendit, në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin e tij evropian.
Të lidhura
None found
Presidentja veçoi edhe kontributin e mërgatës shqiptare në Zvicër, duke theksuar rolin e saj në forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e Forcave të Armatosura Zvicerane për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë përmes kontingjentit Swisscoy, i cili është pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999.
Shiroka Pula u shpreh se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Zvicrës do të thellohet më tej dhe se Zvicra do të mbetet përkrahëse e Kosovës.








