Arteta: Unë isha zgjidhja dhe jo problemi për Aubameyang

Mikel Arteta ka mbrojtur pozicionin e tij mes pretendimeve nga ish-sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang se spanjolli e kishte përzënë atë nga klubi.

Dyshja kishte debatuar në më shumë se një rast, duke bërë që Topçinjtë të shkëputnin kontratën me sulmuesin, i cili më pas nënshkroi për Barcelonën në janar si një transferim i lirë.

Në prezantimin e tij në Barcelonë, Aubameyang la të kuptohej se Arteta kishte qenë arsyeja e largimit të tij, por spanjolli këmbëngul se ai e ndihmoi situatën.

“Ky është mendimi i tij, kështu tha dhe ju duhet ta respektoni këtë”, tha Arteta të mërkurën në një konferencë për shtyp.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për atë që ka bërë Auba dhe kontributin e tij. Mënyra se si e shoh veten në atë marrëdhënie është zgjidhja, jo problemi.

“Unë kam qenë zgjidhja, 100 për qind. Mund të shikoj në sy këdo. Synimi gjatë gjithë kohës është më i miri dhe jo për mua, është për klubin dhe ekipin.

“Mendoj se përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjithë. Kjo është pjesë e futbollit. Ju duhet të merrni një vendim që gjëja më e mirë për të bërë ishte ta lini atë të vazhdojë dhe tani ai të luajë për Barcelonën.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.02.2022 15:52