Premier Liga ka hyrë në një fazë të nxehtë, aq më tepër që merkatoja e dimrit ka përfunduar dhe skuadrat kanë marrë elementë cilësorë. Shumë janë personat që bëjnë parashikime për fituesin këtë vit, por të shohim çfarë thotë shkenca.
Një superkompjuter ka bërë parashikimin përsa i përket Premier Ligës., ku ka shpallur Mançester Sitin si kampion në fund të sezonit.
Skuadra e Pep Guardiolës është një “tank” i vërtetë dhe po shtyp çdo kundërshtar që ju del përpara. Ajo që përbën interes është renditja e Mançester Junajtid. Skuadra e Ronaldos do të përfundojë në vendin e pestë, që do të thotë që nuk do të luajnë në Champions vitin tjetër.
Sauthemptoni i Brojës do të përfundojë në vendin e 12. Megjithatë këto janë të dhënat e një kompjuteri dhe sezoni është plot të papritura.