Jo vetëm Barça, dy ekipe angleze pas Alvaro Moratas

Sipas raportimeve, Tottenham dhe Newcastle synojnë të rrëmbejnë lëvizjen e Barcelonës për Alvaro Morata.

Ish-sulmuesi i Chelseat aktualisht është në huazim te Juventusi nga Atletico Madrid.

Por me “Zonjën e Vjetër” gati për të vulosur nënshkrimin e Dusan Vlahoviç nga Fiorentina, shërbimet e Moratas nuk kërkohen më.

Trajneri i Barçës, Xavi thuhet se ka kërkuar nënshkrimin e ish-lojtarit të Real Madridit.

Por sipas emisionit të radios sportive spanjolle ‘El Partizado de Cope’, Morata mund të kthehet në Premier League si huazim.

Ata mendojnë se Spurs dhe Newcastle kanë paraqitur gjithashtu oferta për 29-vjeçarin.

Atletico kishte vendosur ta shiste sulmuesin përgjithmonë këtë muaj, por ata mund të pranojnë një ofertë huazimi nga secili prej dy klubeve angleze.

Pretendohet se e ardhmja e Moratas mund të vendoset që sot./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.01.2022 11:50