Muriqi pranë zyrtarizimit te klubi i njojhur spanjoll

Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur spanjolle, Mallorca.

Muriqi do të largohet nga Lazio për të kaluar tek Mallorca në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, sipas mediave spanjolle.

Vedat Muriqi nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri, andaj klubi lazial ka vendosur që të huazojë lojtarin në La Liga tek skuadra e Mallorcas.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport”, marrëveshja mes palëve dhe lojtarit është arritur dhe zyrtarizimi i Vedat Muriqit tek Mallorca pritet të bëhet nesër.27 vjeçari do t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim, ku edhe do të nis stërvitjet për të qenë i gatshëm për ndeshjet e muajit shkurt.Transferimi i tij tek skuadra e Mallorcas pritet t’i shërbejë pozitivisht edhe kombëtares së Kosovës, pasi lojtari mund të ketë më shumë minutazh në këmbët e tij dhe të rikthejë formën e dikurshme.


Shtuar 26.01.2022 17:01

Tags: