Kosova ashpërsoi masat për të kaluar kufirin, paralajmërohet protestë në doganën e Morinës (FOTO LAJM)

Kosova ka paralajmëruar masa të rrepta anti-covid për të gjithë ata që duan të kalojnë kufirin e Kosovës.

Ndërkohë në doganën e Morinës është paralajmëruar një protestë në orën 10:00 për shkak të këtyre masave anti-COVID.

Sipas masave në fuqi, personat që futen në territorin e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar me tre dozat e vaksinës anti-COVID, por në rastet kur një qytetar ka vetëm dy doza do t’i duhet të paraqesë edhe një PCR negative të 48 orëve të fundit. Protestuesit do të kërkojnë heqjen e masave në mënyrë që të lehtësohet lëvizja.

Për shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karanitnim shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratoi pak ditë më parë masat e reja anti-COVID dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.  Përmes një mbledhjeje online, për shkak të rritjes së infektimeve me COVID, qeveria e Kosovës vendosir që ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Më herët ora policore niste që në 00:00.

Nuk do të lejohen grumbullimet mbi 30 persona në ambientet e brendshme, ndërsa klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Sakaq, ndalohet organizmi i festave, dasmave, si edhe pritja në ceremonitë mortore. Baret dhe restorantet do të lejohet të punojnë deri më 21:00, ndërsa muzika duhet të ndalohet që 20:30, nga 21:30 që ka qenë deri më tani./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 09:39