Operohet Chiesa, koha e rikuperimit do të jetë e gjatë

Lojtari i Juventusit, Federico Chiesa është operuar ditën e djeshme, pas dëmtimit që mori në gju, ndërsa tani do nisë edhe fazën e rikuperimit të tij. Koha e rikuperimit për sulmuesin italian do të jetë 7 muaj.

Sulmuesi i Juventusit e kreu ndërhyrjen në klinikën Hochrum, në Innsbruck, nga profesori Christian Fink, në prani të mjekut të Juventusit, Dr. Stefanini.

Chiesa u dëmtua më 9 janar, në ndeshjen kundër Romës, sfidë e zhvilluar në “Olimpico”. Fillimisht u detyrua të largohej nga fusha pas një dyluftimi me Smalling. Më pas, pas disa minutash, ai u këput në tokë, duke prekur gjurin e majtë. Bëhej fjalë për një diagnozë shumë e rëndë: këputje e ligamentit kryqëzor të përparmë./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.01.2022 09:35