E BUJSHME/ Vlahoviç e ka të qartë klubin me të cilin do firmosë, ka arritur marrëveshje në tetor

Sulmuesi i Fiorentinës, Vlahoviç do të qëndrojë në klubin Viola deri në fund të sezonit pavarësisht se disa klube dëshirojnë për shërbimet e tij.

Arsenali është për momentin skuadra që ka shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e sulmuesit serb, por synimet e tyre për të nënshkruar me sulmuesin tashmë kanë hasur në refuzimin e Fiorentinës dhe vetë lojtarit, raporton Mundo Deportivo.

Mesa duket, serbi e ka shtyrë vendimin për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit, ndonëse në kokën e tij tashmë do ta kishte të qartë se në cilin ekip dëshiron t’i bashkohet. Sipas mediave italiane, Vlahovic e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur në Premier League dhe do të preferonte të vazhdonte në Itali, konkretisht në radhët e Juventusit.

Mesa duket, Juventus kishte nisur tashmë një marrëveshje me lojtarin tetorin e kaluar, duke pranuar gjithashtu të paguanin komisionet shumë të larta të përfaqësuesit të tij.

Sipas raportimeve, dëshira e Vlahovicit për t’iu bashkuar Juventusit është aq e madhe sa që serbi do të ishte i gatshëm të nënshkruante për skuadrën torineze edhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Rekorde të mahnitshme

Pasi shënoi 21 gola në 40 ndeshje sezonin e kaluar, serbi pothuajse ka barazuar rekordet e tij në vetëm gjysmë sezoni. Ai tashmë ka 20 gola në 24 paraqitje, duke gjeneruar interes të madh nga të mëdhenjtë e kontinentit të vjetër.

Arsenali ka provuar gjithçka për ta nënshkruar këtë janar, duke ofruar deri në 60 milionë, përfshirë transferimin e përhershëm të Lucas Torreira, në huazim te Fiorentina deri në fund të sezonit.

Tani për tani, La Fiore ka qëndruar këmbëngulës për largimin e tij, por gjithçka tregon se e ardhmja e Vlahovicit nuk është te Artemio Franchi. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 20:22