Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është pyetur në emisionin “Log” se çfarë komenti kishte për gjuhën seksiste të përdorur në Kuvend nga kryeministri Edi Rama.
Ajo u shpreh se shpesh herë në Kuvend ka momente kur gjuha e përdorur është mizogjene.
Por kur u pyet specifikisht për fjalët e kryeministrit Edi Rama në drejtim të deputeteve të opozitës, Nikolla nuk preferoi të komentonte duke theksuar se kjo pjesë është sqaruar nga vetë Rama.
“Ka momente. Gjuha seksiste. Shpesh herë gjuhë jo etike. Nuk do doja të komentoja. Ka dhënë vetë përgjigjen kryeministri. Edhe në parlament i ka dhënë një përgjigje shteruese Tabakut. Dua të jemi në lartësinë e detyrës duke qenë qytetar”, tha ajo.
“Na fëlliqën fare”, Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi: Po ç’paskan qenë për pare! Jepja Monit, se Moni…
“Unë e lajmërova policinë dhe nuk kisha pse t’i merrja leje Bashës apo Bardhit”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së rrëfen tmerrin që përjetoi kur u sulmua selia blu
Atdheu bën atë që nuk pritej, tregon mesazhet që ka shkëmbyer me Bora Zemanin (VIDEO)
Nikolla shtoi se duhet të qëndrohet larg kësaj retorike pa kaluar në sulme personale.
“Duke respektuar kundërshtarin dhe duke mos kaluar në sulme personale. Është një kulturë 30-vjeçare që për të luftuar atë tjetrin ta denigrosh. Duhet t’i largohemi këtyre shfaqjeve. Jam e vendosur të mos heq dorë nga disa anë që përpiqem t’ia njoh vetes si pikë të forta. Dhe respekti. Duhet të bëjmë të gjithë kujdes maksimal”, deklaroi Nikolla./albeu.com/