Rodrygo-s i plotësohet dëshira e madhe

Rodrygo Goes mbeti i kënaqur pasi ai, së bashku me një numër bashkëlojtarësh të Real Madrid-it, u thirrën nga trajneri i Brazilit Tite për ndeshjet e tyre kualifikuese të Kupës së Botës në fund të janarit.

 

Brazili do të përballet me Ekuadorin më 27 janar dhe me Paraguajin më 2 shkurt dhe Tite ka përfshirë në planet e tij yjet e Real Madrid, Rodrygo, Casemiro, Eder Militao dhe Vinicius Junior.

 

“Është momenti që kam pritur,” tha Rodrygo në një video në Arabinë Saudite pasi dëgjoi lajmin. “Jam i sigurt se mund të rritem shumë dhe të ndihmoj skuadrën.

“Faleminderit zotit dhe Tite për mundësinë”.

Rodrygo ka luajtur tre herë për Brazilin më parë, dy herë në 2019 dhe një herë në 2020./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.01.2022 09:21