Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Leeds United dhe Hull City kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Futbollisti i Kosovës i kushoti 20 milionë euro klubit italian në shtatorin e vitit 2020 kur e transferoi nga Fenerbahce, mirëpo ka pasur shumë pak ndikim te Biancocelestët.
Qendërsulmuesi është përfshirë në 48 ndeshje zyrtare për Lazion duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime.
Trajneri Maurizio Sarri ka preferuar t’i angazhojë Pedron ose Felipe Anderson si ‘nëntë false’ në rastet e mungesës së Ciro Immobiles duke e lënë Muriqin jashtë.
Sipas TuttoMercatoWeb, Hull City kishte shprehur interesim për 27-vjeçarin, por më pas është tërhequr. Ndërkohë, interesim ka shprehur edhe Leeds United që ka nevojë për gola këtë edicion.
Problemi qëndron te fakti se Lazio duhet të shesë lojtarë para se të transferojë të tjerë, kurse skuadrat angleze janë të interesuara për huazimin e sulmuesit. r.r/albeu.com