Ndalimi i Novak Djokovic për të mos hyrë në Australi për shkak të mos marrjes së vaksinës anticovid, shkaktoi shumë bujë në mbarë botën.
Tenistit serb iu ndalua hyrja në Australi dhe rrjedhimisht edhe mos marrja pjesë në kompeticionin e njohur “Australian Open”.
Së fundmi pasi tenisti e dërgoi çështjen në gjykatë mori dhe dritën jeshilë për të hyrë në territorin Austriak.
Djokovic ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur shumë i lumtur që gjykata refuzoi anulimin e vizës, teksa theksoi se do konkurojë fort në “Australian Open”.
“Jam i lumtur dhe mirënjohës që gjykatësi refuzoi anulimin e vizës. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj ‘Australian Open’. Unë mbetem i fokusuar për këtë. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi përpara tifozëve të mrekullueshëm”, ka shkruar Djokovic.