Shqipëria u rendit e para në listë për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Francë.
Ajo la pas 12 vende të tjera, të cilat po ashtu kishin një numër të lartë azilkërkuesish në Francë.
Lista u publikua nga OFPRA.
Në listë vendet e publikuara mund të konsiderohen si vende të sigurta të origjinës, në lidhje me garancitë e mbrojtjes që autoritetet e këtyre vendeve ofrojnë kundër persekutimit dhe keqtrajtimit si dhe sanksionet që në rast të një shkelje e provuar e të drejtave individuale, ato përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të OFPRA .
“Franca është një nga vendet më të mira për të kërkuar azil në Evropë pas Gjermanisë, e cila pret të marrë vetëm 200,000 kërkesa për azil ne vit”,– thuhet në një deklaratë të drejtorit të OFPRA.
Lista e vendeve:
Republika e Shqipërisë
Republika e Armenisë
Bosnjë dhe Hercegovinë
Republika e Kepit të Verdës
Gjeorgjia
Republika e Indisë
Maqedonia e Veriut
Republika e Mauritius
Republika e Moldavisë
Republika e Mongolisë
Republika e Malit të Zi
Republika e Serbisë
Republika e Kosovës/albeu.com/