Pas thirrjes së Bashës, momenti kur policia mbërrin te selia blu dhe fillon ndërhyrjen, nis shoqërimi i protestuesve (VIDEO)

Partia Demokratike i kërkoi ndihmë Policisë së Shtetit për të ndaluar atë që po ndodh në selinë blu. Policia i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe ka mbërritur në ambientet e selisë për të ndërhyrë. Ata kanë nisur shoqërimin e protetuesve.

Reagimi i policisë:

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.


Shtuar 8.01.2022 13:06