Përplasjet në selinë e PD-së, Berisha vë maskën anti-gaz lotsjellës (VIDEO)

Situata në selinë e PD-së është tensionuar ndjeshëm, ku ka pasur përplasje fizike me demokratëve dhe hedhje spray djegës për sytë, e tym nga fikësit e zjarrit.

Ndërkohë, protestuesit janë kujdesur që të ruajnë ish-kryeministrin Berisha duke e pajisur atë më një maskë antigaz.

“Ndërhyrje kriminale”, tha Berisha për Policinë, ndërsa nuk mund të fliste më shumë, për shkak të maskës.

Nga tjetër protestuesit janë duke u përpjekur me mjete si varre dhe krik për të hapur dyert e hekurta të selisë së PD-së.

Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para. /albeu.com/


Shtuar 8.01.2022 13:10