Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik – Belsh. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë njeri prej tyre ka dal nga rruga.
Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere.
Njoftimi i policisë:
Cërrik/Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.
Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.