Një atentat me armë zjarri ndodhi para pak minutave në qytetin e Vlorës.
Nga sulmi me armë zjarri mbeti i plagosur Diego Hanaj, 37 vjeç.
Burime për albeu.com raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari. Burime bëjnë të ditur se dyshohet se ndaj 37-vjeçarit është qëlluar nga një automjet.
Mësohet se ndaj tij është qëlluar tre herë. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/