Ditët e fundit në selinë e Partisë Demokratike janë vendosur kamera gjithandej dhe janë shtuar masat e sigurisë në dyer e dritare, duke vendosur kangjëlla hekuri pas tyre.
Këto masa dyshohet se vijnë pas paralajmërimit të Berishës se demokratët do e nxjerrin “butësisht” nga zyra Lulzim Bashën, nëse ky i fundit nuk del vetë.
Pasditen e sotme Lulzim Basha ka shkuar i buzëqeshur në seli, ndërsa në momentin që ka ngjitur shkallët ka ndjekur transformimin që ka pësuar selia pas ndryshimit të fasadës./albeu.com/