Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje në lidhje me itinerarin e kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.
Hoxha thotë se pronari i kompanisë i cili pretendon se kokainë është futur mes bananeve nga disa persona të armatosur, e ka lajmëruar policinë në mëngjes, ndërkohë që shkarkimi i ngarkesës është bërë një natë përpara.
Ai ironizon duke thënë se tashmë duhet inventari i arkave me banane që janë nisur në fillim, pasi tashmë mund t’i druhemi edhe rritjes së çmimit të bananeve.
“Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin… Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit. Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin.
E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren.
Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”….
Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr? Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!!”, shkruan Artan Hoxha
Visualizza questo post su Instagram