Mesditen e të dielës aksi rrugor Bobobshticë- Dardhë u paralizua, duke krijuar rradhë kilometrike.
Automjetet mbetën të bllokuara me orë të tëra.
Dy efektivë policie u gjendën në zonë duke i ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve, ndërsa bllokuan dhe ardhjen e automjeteve nga Bosbishtica në drejtim të Dardhës.
Shkak i bllokimit u bënë drejtuesit e mjeteve që kishin parkyar në mënyrë të papërgjegjshme në hapësirat e palejuara.
Po ashtu rradhët e gjata u krijuan edhe nga drejtuesit mjeteve që me “shkathtësinë” tentuan parakalimin duke bllokuar dhe korsitë e lëvizjes. Aksi edhe pse në kushte mjaft të mira, ka një hapësirë prej dy korësish me dy sense lëvizjesh.